Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
•Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin T. Gj., 23 vjeç, banues në Tuz, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
•Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-B. M., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke hapur derën e automjetit, aksidentalisht ka dëmtuar lehtë shtetasen L. K., 60 vjeçe, e cila lëvizte me biçikletë;
-A. GJ., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.