Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-Ç. B., 51 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-A. H., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
•Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. B., 30 vjeç, banues në Kosovë, pasi në PKK Muriqan, në dalje, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë kufitare i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Statcionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. N., 48 vjeç, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.