Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 28 vjeç, banues në fshatin Vilz, pasi është kapur duke transportuar me automjet, një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Th., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur me anë të mesazheve në celular, shtetasen R. G., 33 vjeç, banuese në fshatin Grudë e Re, për motive të dobëta.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. F., 66 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka hedhur disa herë materiale ndërtimi në pronën e shtetasit V. B., 72 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. H., 51 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.