Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A. D., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
– S. M., 31 vjeç, banues në fshatin Pulaj, Plazh, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve shpallën në kërkim shtetasin Sh. Xh., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi nga verifikimet dyshohet të ketë vjedhur e trafikuar nga Kosova drejt Shqipërisë, një automjet i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Z., 37 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. K., 35 vjeç, R. Th., 37 vjeç, J. V., 37 vjeç, të tre banues në Bajzë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi N. G., 35 vjeç, banues në Bajzë, se për motive të dobëta, këto tre shtetas e kanë kanosur dhe i kanë thyer xhamin e automjetit në pronësi të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.