Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. D., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të paraqitur dokumentin e identifikimit dhe dokumentet e automjetit.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. K., 49 vjeç, pasi është konstatuar duke kryer punime për ndërtimin e një banese, pa leje nga organet kompetente.
Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. F., 54 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi M. L., se shtetasi L. F. i ka zënë tokën, duke mbjellë disa rrënjë ulliri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.