Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 38 vjeç, banues në fshatin Palvar, pasi është kapur duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Rr., 41 vjeç dhe A. P., 52 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dyshohet se kanë kryer punime ndërtimi të paligjshme, në banesat e tyre.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. K., 58 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh dhe F. Q., 30 vjeç, banues në fshatin Grilë, pasi dyshohet se kanë kryer punime ndërtimi të paligjshme, në banesat e tyre.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 26 vjeç, banues në fshatin Rrash-Vorf, pasi mbante pa leje, një armë gjahu çifte me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Pukë referoi materialet në Prokurori për shtetasen S. Z., 31 vjeçe, banuese në Pukë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. K., 35 vjeç, banues në Pukë, se 31-vjeçarja nuk zbaton vendimin e Gjykatës, sepse nuk lejon që ai të takojë dy fëmijët e tyre të mitur dhe të komunikojë me ta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.