Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin S. H., 20 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një 19-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur dhe e ka kanosur.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. P., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi administronte një subjekt të paregjistruar në organet tatimore.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen L. G., 56 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi kishte punësuar në mënyrë të paligjshme, 2 shtetas, në marketin e saj.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Gj., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.