Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Komisariati i Policisë Pukë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. N., 55 vjeç, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në magazinën që administron.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, bëjmë me dije se Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 28 vjeç, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se me kamionin që drejtonte ka qenë duke transportuar dru të prera në mënyrë të paligjshme. Për shkak të dëmtimeve të marra nga dalja e kamionit nga rruga, 28-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.