Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori për Hetimin e Narkotikëve arrestoi shtetasin A. D., 23 vjeç, pasi në sheshin “Prekë Cali”, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një dorezë metalike, te cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. D., 71 vjeç, banues në Shkodër, pasi në bulevardin “Bujar Bishanaku”, gjatë kontrollit në automjetin e tij, u konstatuan 80 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Statcioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 33 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Komisariati i Policisë Pukë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. P., 46 vjeç, banues në fshatin Buhot, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesën e tij.

Statcioni i Policisë Fushë Arrëz referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. M., 66 vjeç, banues në fshatin Kryezi, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesën e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.