Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Rr., 47 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
Ç. I. dhe T. K., të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
Z. P., banues në Shkodër, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Më datë 06.11.2024, në rrugën “Lopçej”, një shtetas i paidentifikuar ka thyer xhamat dhe pasqyrën e një automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit L. Ç., 60 vjeç, banues në Shkodër. Po punohet për identifikimin e autorit/ve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Më datë 06.11.2024, ka bërë kallëzim shtetasi G. N., 53 vjeç, se në lagjen “Partizani”, i kanë vjedhur motomjetin tip “Zongshen”. Punohet për gjetjen e motomjetit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Mbrëmjen e djeshme, ka kallëzuar shtetasi F. K., 70 vjeç, se i kanë vjedhur një shumë parash në banesën e tij, në fshatin Vukpalaj, gjatë kohës kur nuk ka qenë askush në banesë. Punohet për verifikimin e kallëzimit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.