Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filluan procedimet në gjendje të lirë për shtetasit:

-N. K., dhe Th. Gj., pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;

-një 15-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. C., 50 vjeçe, banuese në Koplik, me profesion mësuese në një shkollë 9-vjeçare në Koplik, pasi ka kallëzuar një shtetas, se 50-vjeçarja ka goditur me shuplakë, djalin e tij 9 vjeç, nxënës në këtë shkollë. Gjithashtu, shtetasja V. C. ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për t’u shoqëruar në Komisariat, me qëllim dhënien e sqarimeve për këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.