•Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim E. D.(B.), 36 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 10 muaj e 28 ditë burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
•Komisariati i Policisë Pukë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. K., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
•Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte një 10-vjeçar dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.