Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– A. P., 37 vjeç, banues në fshatin Mushan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur;

– A. M., 43 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka goditur një 20-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.