Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë/Procedohet penalisht 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referoi materialet në Prokurori, për shtetasin N. Gj., 32 vjeç, banues në Rrëshen, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.

Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë referoi materialet në Prokurori, për një shtetas 14 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet një mjet i vogël prerës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.