Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Më datë 22.03.2025, shtetasi L. V., 64 vjeç, ka njoftuar Policinë se ka rënë zjarr në dy automjete të parkuara në oborrin e banesës së tij. Si pasojë e zjarrit, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime në pjesën e përparme. Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë po punon për sqarimin rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 22.03.2025, ka bërë kallëzim shtetasi R. M., 60 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, me detyrë përgjegjës i sektorit të Ujësjellësit dhe Kanalizimeve Mamurras, se janë vjedhur 10 matësa uji. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Spitali rajonal Lezhë ka njoftuar Sallën Operative se është paraqitur për ndihmë mjekësore një 17 vjeçare e cila dyshohet se kishte pirë fotoksinë. 17-vjeçarja u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë më të specializuar ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, të Komisariatit të Policisë Mirditë, referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. Gj., 55 vjeç, banues në fshatin Simon, Mirditë, pasi dyshohet se më datë 20.03.2025 ka vjedhur në banesën e shtetasit N. N., 67 vjeç, banues në të njëjtin fshat një sasi nënprodukti rrushi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.