Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për veprën “Goditja për shkak të detyrës”, për shtetasin A. Gj., 49 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka kallëzuar shtetasi L. P., 47 vjeç, me detyrë shef i Policisë Bashkiake Lezhë, se dje, ndërkohë që ishte me shërbim gjatë një takimi elektoral, 49-vjeçari e ka goditur me grusht në fytyrë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 35 vjeç banues në Ishull Shëngjin, pasi dyshohet se ka prerë pa leje, disa pemë (plepa), në lagunën e Kunes, zonë e mbrojtur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. C., 65 vjeç dhe M. C., 51 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Zhejë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.