Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. F., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. D., 79 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 79-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. K., 36 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. M., 35 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Korçë/Më datë 17.03.2025, gjatë punës në një fabrikë metali, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, në dorë, shtetasja E. Sh., 38 vjeçe, banuese në Korçë, e cila mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.