Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Z. F., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Dh. Gj., 30 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. O., 46 vjeç, banues në Gracë, Devoll, pasi si pasojë e zjarrit që dyshohet se e ka ndezur nga pakujdesia, në malin Moravë, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.
Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasja M. K., 72 vjeçe, banuese në Maliq, se më datën 12.03.2025, është larguar nga banesa, djali i saj shtetasi I. K., 50 vjeç. Po punohet për gjetjen e këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.