Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit F. T., 37 vjeç ,T. K., 32 vjeç, S. H., 23 vjec dhe M. M., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit:

K. K., 60 vjeç, banues në fshatin Drithas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

E. D., 47 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në një lokal në lagjen nr. 9, Korçë, u kap në flagrancë me celularë që dyshohet se i përdorte për të vënë baste sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasit:

E. L., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje;

S. L., pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash një 75-vjeçareje.

Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Z. D., 35 vjeç, banues në fshatin Stropan, Devoll, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Ponçarë, me një armë gjahu (çifte). Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.