Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 3, Korçë, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, shtetasin I. Ç., 41 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, pasi goditi me thikë shtetasen M. Ç., e cila aktualisht është jashtë rezikut për jetën.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin D. D., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Korçë-Pogradec”, informojmë se nga veprimet hetimore rezultoi se drejtuesi i kamionit ka qenë shtetasi V. R., 49 vjeç, banues në Durrës, i cili u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, ndërsa shtetasi I. P. ka qenë pasagjer në kamion.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin M. N., pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një dyqan në lagjen nr. 5, Korçë.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Y. B., 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin A. B., gazetar, për shkak të detyrës.
Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. D., 37 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, pasi u kap në Bilisht, duke transportuar me furgon, 9 metër sterë lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. K., 49 vjeç, banues në Bilisht, pasi i ka marrë një shumë parash një 43-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.