Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin T. M., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

V. M., 63 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë dhe me një mjet prerës, një 14-vjeçare;

E. B., 27 vjeç, banues në fshatin Kakaç, Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur në rrjete sociale, një 22-vjeçare;

N. M., 59 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë.