Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec, arrestoi në flagrancë shtetasin R. Sh., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi kafeje dhe aksesorë për aparate ekspresi, në automjetin e një 62-vjeçari.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin L. I., 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka prerë dru në mënyrë të paligjshme në pyllin e fshatit Bishnicë. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po punohet për kapjen e 52-vjeçarit.

Gjithashtu, arrestoi në flagrancë shtetasin R. Sh., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi kafeje dhe aksesorë për aparate ekspresi, në automjetin e një 62-vjeçari.

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin E. L., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në lagjen nr. 9, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën një shkop metalik me hapje, një çekiç dhe një mjet prerës (thikë). Armët e ftohta u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi L. M., i cili ka kallëzuar se më datë 28.10.2024, gjatë paradites, i kanë vjedhur automjetin e tij tip “Benz”, që e kishte parkuar në vendparkim nëntokësor. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurosisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Korçë/Më datë 29.10.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Lekas, ka rënë zjarr në stanin e shtetasit E. K. Nga flakët ka pësuar djegie në trup shtetasi Sh. F., banues në fshatin Moravë, çoban i stanit, i cili si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.

—–
Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta.

15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.

Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.