Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

-Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ka bërë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetasve: V. Sh., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, banues në Pogradec.
Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 1 Pogradec, ku humbu jetën shtetasi E. P., 42 vjeç. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

-Komisariati i Policisë Korçë, arrestoi në flagrancë shtetasin K. F., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që i kishte caktuar Gjykata për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

-Komisariati i Policisë Pogradec ka referuar materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin L. V., 36 vjeç, banues në fsharin Buçimas, Pogradec, pasi ka goditur me grushte ish-bashkëjetuesen e tij, për motive të dobëta.