-Sektori i Policisë Rrugore:
1.Arrestoi në flagrancë shtetasin S. L, 35-vjeç, banues në fshatin Sheqeras, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
2.Referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal më gjendje të lirë, për shtetasin E. F, 24 vjeç, banues në Pogradec, pasi në rrugën “Gani Butka”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një 64-vjeçar, i cili si pasojë është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për:
1.Shtetasin L. O, 45 vjeç, banues në Ponçarë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 45-vjeçare;
2.Një 13-vjeçar, banues në Devoll, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
1.R. Sh, 24 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 52-vjeçar;
2.Y. Ç, 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore, përsa i përket përfshirjes së tij në një konflikt verbal, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.