•Sektori i Policisë Rrugore:
-arrestoi shtetasin B. B., 33 vjeç, banues në fshatin Udënisht, pasi në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte pa leje, dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 33-vjeçari dhe pasagjeri në këtë motomjet;
-arrestoi shtetasin Gj. V., 56 vjeç, banues në fshatin Gostivisht, si dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 44 vjeç, banues në fshatin Starje, pasi në qendër të qytetit të Ersekës, motomjeti pa targa që drejtonte 56-vjeçari, pa leje drejtimi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K.. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë një 9-vjeçare, pasagjere në motomjet;
-referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen K. Z., 24 vjeçe, banuese në Korçë, pasi në rrugën “Muzakaj”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një 84-vjeçare, e cila pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë.
•Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. Sh., 33 vjeç dhe T. Ç., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Barçaj, pasi dyshohet se kanë kontrabanduar nga Greqia, 2 bagëti të trasha (viça) që u gjetën në furgonin me të cilin lëviznin këta shtetas.
•Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal:
-për shtetasin A. B., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka kallëzuar një 54-vjeçar, se ky shtetas ka përndjekur atë dhe vajzën e tij. Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi;
-për një 15-vjeçar, pasi dyshohet se zjarri që ka ndezur në lagjen nr. 3, për të djegur mbeturina, ka dëmtuar pjesërisht, një automjet të parkuar në afërsi të vendit ku është ndezur zjarri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.