Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. B., 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, 50-vjeçar.

Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

N. Sh., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur nëpërmjet celularit, një 66-vjeçar;

K. M., 29 vjeç, banues në Maliq, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë, për vendosjen e një mase administrative, për parkim të gabuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.