Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: I. T., 39 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi gjatë kontrollit të banesës, së tij iu gjet një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

I. B., 29 vjeç, banues në Vranisht, Bilisht, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Prodhimi dhe shitja dhe mbajtja e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan një përforcues grushti dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

S. B., 57 vjeç, banues, në Vranisht, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një shumë parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. T., 40 vjeç, banues në Golik, Pogradec, pasi motomjeti që drejtonte pa leje drejtimi, është përplasur me një kamion që drejtohej nga shtetasi S. L., 66 vjeç, banues në Proptisht, Pogradec. Nga përplasja është dëmtuar 40 vjeçari si dhe shtetasja Xh. T., 41 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi I. M., 64 vjeç, banues në Kamenicë, i cili ka kallëzuar se në rrugën para banesës së tij, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur motomjetit. Po punohet për identifikimin e autorit/ve dhe gjetjen e motomjetit.

Më datën 21.03.2025, në orën 11:00, në oborrin e servisit të tij është dëmtuar aksidentalisht, në kokë shtetasi E. D., 21 vjeç, banues në Korçë, i cili mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Maliq/ Më datën 21.03.2025, është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në banesën e tij, në Maliq, shtetasi N. H., 78 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.