Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se i ka vjedhur protofolin, një 66-vjeçare, në rrugë, në lagjen nr. 15, si dhe për shtetasin E. A., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka patur dijeni për këtë vjedhje dhe nuk ka kallëzuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. L., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. M., 42 vjeç, banues në Maliq, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në Pogradec. Nga përplasja është dëmtuar lehtë 42-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin U. Gj., 53 vjeç, banues në Bishnicë, Pogradec, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar në favor të bashkëshortes së tij, duke iu afruar banesës së saj.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen A. J., 33 vjeçe, banuese në Korçë, pasi ka publikuar në një rrjet social, foto të një shtetaseje, me mbishkrime fyese.
–
Më datë 20.03.2025, në Komisariatin e Policisë Korçë, ka kallëzuar shtetasi M. D., 74 vjeç, se në lagjen nr. 3, në banesën që ka në përdorim, gjatë kohës që aty nuk ka patur njeri, është tentuar të vidhet pasi janë dëmtuar kangjellat e dritares. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.