Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 56 vjeç, banues në Përmet, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. K., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A. N., 25 vjeç, banues në fshatin Mingul, i cili është dëmtuar lehtë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Dh. P., 65 vjeç, banues në fshatin Stërmbec, Përmet, pasi ka dëmtuar piketën e bërë për murin rrethues të banesës së shtetasit S. Q.
Pasditen e djeshme, në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, është djegur pjesërisht, automjeti që drejtonte shtetasi K. Th. Si pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.