Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim Sektorin Operacional, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. Q., 67 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
-Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. S., 37 vjeç, banues në Libohovë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “18 Shtatori”, automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
-Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, më datë 20.03.2025, kanë marrë informacion në rrugë operative se në hyrje të qytetit të Memaliajt ishte braktisur një automjet pa targa. Nga verifikimet rezultoi se automjeti ishte vjedhur në fshatin Varibop, Fier, më datë 17.01.2024. Automjeti iu dorëzua shërbimeve të DVP Fier, për veprime të mëtejshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.