Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë ndaluan shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale “Dhuna në familje”.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
•N. B., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e IMT-së, u konstatua se po kryente punime ndërtimi, pa lejen përkatëse;
•Z. B., 57 vjeç, banues në fshatin Lazarat, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesën e tij.
-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 55 vjeç, banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se autoboti që përdorte, është i trafikuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar autoboti dhe dokumentacioni i tij.
-Në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është paraqitur një shtetase 20 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” është hapur një llogari false me emrin e saj. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.