Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj mbesës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu, po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. M., banuese në fshatin Karjan, Gjirokastër, pasi ditën e djeshme ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e tokës dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

-Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit K. Sh., 60 vjeç, banues në Gjirokastër dhe K. M., 56 vjeç, banues në fshatin Lazarat, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. C., 38 vjeç, banues në fshatin Nivan, Zagori, pasi në fshatin Sheper ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Bregu i Xanës” dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.