Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin B. B., 60 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen V. S., 32 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi ka ndërhyrë në llogaritë në rrjetet sociale, të biznesit të nënës së saj.
-Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen B. R., 68 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi ka vjedhur disa produkte ushqimore në market.
-Komisariati i Policisë Përmet referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 37 vjeç, banues në Përmet, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar dru të prera në mënyrë të paligjshme.
Pasditen e djeshme është paraqitur në spital, për mjekim, një 15-vjeçare, e cila dyshohet se në kushte depresive ka konsumuar një sasi medikamentesh. Pas marrjes së mjekimit, ajo është kthyer në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.