Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në fshatin Zhulat, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
•B. M., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, iu ka dhënë punonjësve të Policisë, certifikatën e miratuar për errësimin e xhamave, të dyshuar të falsifikuar. Automjeti dhe dokumenti i dyshuar i falsifikuar u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
•A. Gj., banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit në automjet, iu gjetën produkte të ndryshme ushqimore të dyshuara të kontrabanduara;
•M. Ç., banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjet, iu gjetën produkte të ndryshme ushqimore të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. K., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. C., 54 vjeç, banues në fshatin Mezhgoran, pasi ka kallëzuar shtetasi M. C., se 54-vjeçari i ka zaptuar një sipërfaqe toke, në fshatin Mezhogran.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. P., 55 vjeç, banues në fshatin Krahës, pasi me vetëgjyqësi ka hapur një rrugë në tokën e shtetasit F. P., në kundërshtim me vendimin e bashkisë Memaliaj.
-Në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është paraqitur një shtetase 19 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” është hapur një llogari me emrin e saj, në të cilën janë publikuar foto dhe tekste fyese. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.