Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Memaliaj, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

M. D., 39 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

A. C., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. I., 63 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetasi S. I dhe bashkëshortja e tij, shtetasja A. I.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Këlcyrë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Këlcyrë-Ura e Leklit”, shtetasi D. S., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur automjetin me drejtues R. L., 24 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit me automjet.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë shtetasi R. L. dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij.

Shtetasi D. S. u kap nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.