Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. M., 23 vjeç, A. S., 22 vjeç, të dy banues në Përmet dhe B. K., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi të vogla lënde narkotike kokainë dhe cannabis sativa.
-Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen G. H., 31 vjeçe, banues në fshatin Taroninë, pasi është larguar nga banesa, duke braktisur fëmijët e saj të mitur.
-Stacioni i Policisë Dropull-Libohovë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 51 vjeç, banues në Libohovë, pasi për motive të dobëta ka ofenduar dhe gjuajtur me gur shtetasin Sh. H., si dhe ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.