Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestoi në flagrancë shtetasin B. L., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
–
Informacion paraprak/Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, shtetasi L. C., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi R. Q., të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.