Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi në flagrancë shtetasin Y. V., 34 vjeç, banues në fshatin Gërmenjë e Vogël, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur 2 shtetas, me një armë gjahu që e mbante pa leje. Shërbimet e Policisë e sekuestruan këtë armë gjahu, në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. G., 34 vjeç, banues në fshatin Plyk, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin një shtetasi;
-M. S., 36 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Ç., 41 vjeç, banues në fshatin Sheq Marinas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.