Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-Xh. N., 71 vjeç, banues në fshatin Usojë, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. H., 75 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën;

-K. M., 71 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Gjithashtu, është dëmtuar 71-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin A. C., 24 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje. Punohet për kapjen e 24-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.