Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. E., 36 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit D. B., 39 vjeç, N. B., 56 vjeçe, A. U., 63 vjeç, dhe një shtetas 16 vjeç, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
–
Fier/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, shtetasi L. S., 74 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi L. S. është dërguar në spital, por ka humbur jetën, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.