Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin S. K., 59 vjeç, banues në Patos, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
F. A., 66 vjeç, banues në fshatin Dukas, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 27 vjeç. Nga përplasja janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerë;
H. G., 67 vjeç, banues në fshatin Pojan, pasi u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, 1 motomjet pa targa.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. M., 74 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme, pasi ka bërë njoftim të rremë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë;
-R. S., 58 vjeç, banues në fshatin Golem i Vogël, pasi ka goditur me sende të forta, një shtetas, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Y. B., 50 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.