Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 75 vjeç, banues në Roskovec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin I. S., 38 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, një 42-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.