Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-P. Z., 41 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (thikë), një 27-vjeçar. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

-B. M., 38 vjeç, banues në fshatin Ballagat, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 30 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.