Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. R., 36 vjeç, banues në Fier, pasi automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçare, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, foto intime të një 18-vjeçari.

•Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 58 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e një 47-vjeçareje;
-shpallën në kërkim shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur 2 monopatina elektrike të një 62-vjeçari. Punohet për kapjen e shtetasit A. B..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.