Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin T. D., 48 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin V. F., 42 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Rr. Ll., 30 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, gjatë montimit të një kondicioneri në një pallat në Roskovec, njësia e jashtme e pajisjes ka rënë dhe ka dëmtuar një 80-vjeçare (banuese në katin e parë të pallatit). Aktualisht, kjo shtetase është në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S. Z.,19 vjeç dhe P. S., 18 vjeç, si dhe për një shtetas 17 vjeç, të tre banues në Ballsh, pasi dyshohet se gjatë ndeshjes së futbollit “Bylis-Elbasani”, kanë hedhur lëndë piroteknike në fushë.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-P. Ll., 70 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin M. Ç.;
-E. N., 34 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 64 vjeç.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. Sh., 27 vjeçe, banuese në Divjakë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e një 23-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme