Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin N. M., 42 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme, në Levan, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident me dy automjete të tjera. Nga përplasja janë dëmtuar lehtë tre pasagjerë të këtyre dy automjeteve, të cilët pasi morën mjekim në spital, u larguan për në banesë.
Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 63 vjeç, banues në Kamenicë, pasi ditën e djeshme, në fshatin Mizë, Divjakë, është përfshirë në një aksident me një motomjet ku për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu nisi procedimi penal për 17-vjeçarin pasi drejtonte motomjetin pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Mallakastër arrestoi shtetasin N. H., 27 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin I. Xh., 50 vjeç, banues në Dushk, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 45 vjeç, pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka shkuar në banesën e bashkëshortes, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin A. Y., 45 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri”, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kërcënuar atë me mjet prerës, e cila nga frika ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni. 34-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, banues në Vjosë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.