Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. B., pasi dyshohet se ka ndërhyrë në numrin e identifikimit të automjetit të tij.
Komisariati i Policisë Fier ekzekutoi masat e caktuara më datë 21.12.2024, nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për 3 shtetas. Konkretisht, për shtetasin:
-B. Dh., 56 vjeç, masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”;
-I. Ç., 29 vjeçe, masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”;
-K. J., 40 vjeç, masa “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
Këta shtetas, me profesion mjekë në spitalin rajonal të Fierit, dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të shtetasit A. Sh., 54 vjeç, dhe si pasojë 54-vjeçari ka humbur jetën më datë 03.02.2022.
Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi shtetasin A. Z., 28 vjeç, banues në fshatin Grabjan, pasi gjatë natës, dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetases V. K., e cila pasi e ka konstatuar ka njoftuar shërbimet e Policisë. Falë reagimit në kohë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 28-vjeçarit.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. K., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sektori i Policisë Rrugore:
-arrestoi në flagrancë shtetasin M. H., 66 vjeç, banues në Roskovec, pasi automjeti që ky shtetas drejtonte në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
-arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 47 vjeç, banues në Irlandë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua duke kryer manovra të gabuara me automjetin që drejtonte;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 18 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.