Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi shtetasin Xh. M., 39 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. N., 28 vjeçe, banuese në Karavasta, pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka penguar ish-bashkëshortin e saj, që të takojë vajzën e tyre të mitur.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka thyer xhamin e banesës së babait të tij.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, Sektori i Qarkullimit Rrugor kreu veprimet për arrestimin në flagrancë të shtetasit P. H., 24 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se si pasojë e një parakalimi të gabuar, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi P. H. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi Xh. Ç., 23 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.