Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit H. M., 41 vjeç dhe I. S., 35 vjeç, të dy banues në Levan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.
Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. V., 31 vjeç, banues në Mallakastër, me detyrë rojë në një firmë ndërtimi, në fshatin Drenovë, sepse nuk ka njoftuar për vjedhjen e një sasie nafte dhe të një baterie automjeti, që dyshohet se është kryer rreth mesnatës së datës 21.12.2024. Ndërkaq, shërbimet e Policisë, menjëherë pas kallëzimit të përgjegjësit të firmës, për vjedhjen, po kryejnë hetime me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe të rrethanave të tjera të rastit.
Pasditen e djeshme, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur në banesën e tij, në Ballsh, shtetasi Y. B., 54 vjeç. Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.