Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim E. V., 53 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim, Fier, pasi Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për këtë shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Komisariati i Policisë Fier arrestoi në flagrancë shtetasin A. R., 28 vjeç, banues në Levan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. N., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka shqetësuar bashkëshorten e tij nëpërmjet telefonit, duke thyer urdhrin e mbrojtjes. Gjithashtu u procedua edhe kunati i tij (vëllai i bashkëshortes) shtetasi N. B., 27 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin E. N..
Materialet Procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/
Informacion paraprak
Më datë 25.05.2024, rreth orës 12:15, në fshatin Suk, Roskovec, është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 17 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetase, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.